Mësohet kundërshtari i Dritës në Europa League

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rrethin e dytë kualifikues të sezonit 2020/21 të Europa League.

Pas eliminimit në tavolinë nga Liga e Kampionëve, Drita sot ka mësuar kundërshtarin për Europa League.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën maqedonase, Sileks.

Ndeshja do të luhet Maqedoni pasi Sileks u zgjodh e parë në short.