Messi dhe Benzema afër marrëveshjes me Arabinë Saudite

Karim Benzema dhe Lionel Messi kanë në tavolinë oferta nga Arabia Saudite për shuma astronomike: përkatësisht 200 dhe 300 milionë euro.

Të dy kanë një këmbë jashtë skuadrave të tyre përkatëse, Real Madrid, respektivisht PSG. Në Lindjen e Mesme, Cristiano Ronaldo që nënshkroi kontrata 200 milionë euro në vit me Al Nassr, ndërsa do të ndihmojë vendin që të fitojë të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror për vitin 2030.

Benzema, i cili de facto ka rinovuar me Los Blancos, nuk ka konfirmuar vazhdimësinë e tij në klub, sidomos pas ofertës së pranuar nga Arabia Saudite.

Problemi nuk është vetëm kontrata (400 milionë euro për dy vjet), por edhe se më vonë ai do të ketë mundësi të vazhdojë të fitojë shuma të mëdha si ambasador i Botërorit 2030.

Pikërisht e njëjta gjë ndodh edhe me Messin. Kontratat me arabët janë të pastra, pa taksa dhe kjo i bën ofertat e tyre të parezistueshme.

Arabia Saudite, partnerët e së cilës janë Turqia dhe Greqia, ka krijuar një strategji për të shpresuar që të fitojnë organizmin e Kampionatit Botëror për vitin 2030, Kupën Botërore të njëqindvjetorit, në të cilën rivali i saj kryesor është Oferta Iberike e përbërë nga Spanja, Portugalia dhe Maroku.

Por, Arabia ka reaguar duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me CAF që anulon nismën e Kandidaturës Iberike. Ato 56 vota nga Afrika do të vendosin në shtator të vitit 2024 zgjedhjen e selisë së Kupës së Botës për vitin 2030, dhe këtu vije në pyetje imazhi që do t’i japin edhe yjet si Messi dhe Benzema.