Messi do të kthehet në “Camp Nou”

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, do të rikthehet te skuadra e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, ka njoftuar “CAtalunya Radio” të premten. Bëhet e ditur se Messi tashmë ka marrë vendim për t’u rikthyer në “Camp Nou”, pasi përfundimisht ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin.

Madje, mësohet se Messi tashmë e ka njoftuar edhe trajnerin e Barcelonës, Xavi Hernandez për kthimin e tij në klub pas dy vjetësh te Parisi, ekip me të cilin i skadon kontrata këtë verë. Klubi francez është munduar ta bindë Messin të qëndrojë deri në vitin 2025, por 35-vjeçari nuk ka qenë i bindur nga oferta.

Ai këtë edicion ka 19 gola e 18 asistime në të gjitha garat, ndërsa nga Barcelona u largua në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë.