Messi kundër Valverdes, e do këtë trajner në Barcelonë

Leo Messi duket se nuk e dëshiron Ernesto Valverden në skuadër.

Leo Messi ka deklaruar se ai dëshiron që Pep Guardiola të rikthehet në skuadër.

Ylli argjentinas dëshiron që ta rikthejnë kohët e arta që i kishin me trajnerin spanjoll, duke fituar të gjithë trofetë.

“Është e vështirë të ndodhë, por do të dëshiroja që sërish të punoja me Pep Guardiolan”, tha fillimisht Messi, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është një trajner i madh dhe kemi kaluar kohëra të mira së bashku, andaj do të doja që ai të ishte sërish trajner i yni”, ka shtuar më tej argjentinasi.