Messi mund të largohet nga Barcelona

Lionel Messi me kontratën e re te Barcelona ka një klauzolë që mund të largohet nga Camp Nou.

Lionel Messi vendosi një klauzolë në kontratën e tij të re me Barcelonën në bazë të së cilës ai do të jetë lojtar i lirë në rast se skuadra largohet nga La Liga dhe nuk vazhdon pjesëmarrjen në Angli, Gjermani ose edhe në Francë.

Në këtë mënyrë, argjentinasi tenton ta mbrojë veten në rast se shpallet pavarësia në Katalonjë dhe Barça detyrohet të luajë në ligë lokale.

Gjatë negociatave për kontratën e re, njëra prej pikave ndarëse ishte edhe situata e paqëndrueshme politike në Katalonjë që çoi drejt shpalljes së njëanshme të pavarësisë, e cila u aprovua nga Parlamenti katalan dhe si pasojë bëri që autoritet në Madrid ta aktivizonin Artikullin 155 të Kushtetutës së Spanjës duke vendosur autoritetin qendror në Katalonjë.