Messi thyen rekordin e Ronaldos

Deri në sezonin e kaluar, Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në Champions League me golat e shënuar për vetëm një klub.

Me Real Madridin, sulmuesi portugez kishte shënuar gjithsej 105 gola përgjatë nëntë vitesh në kompeticionin më prestigjioz në Evropë.

Por, tani, këtë rekord e ka thyer Lionel Messi – ”jashtëtokësori” i Barcelonës, transmeton IndeksOnline.

106 Messi (Barca)
105 Cristiano (Real Madrid)
066 Raul (Real Madrid)
044 Benzema (Real Madrid)
042 Muller (Bayern)
041 Del Piero (Juve)

Me golin e sotëm ndaj PSV-s, Messi ka arritur në kuotën e 106 golave për Barcelonën në Champions League.

Pra, ai ka lënë pas vetes emra si Cristiano, Raul, Benzema, Muller dhe Del Piero.

Përndryshe, tashmë Barcelona është duke luajtur sonte vetëm për prestigj ndaj PSV-s sepse kualifikimin e ka siguruar më herët.