Messi zhvillon stërvitjen e parë me Inter Miamin

Ylli botëror i futbollit, Lionel Messi e ka zhvilluar të martën stërvitjen e parë me skuadrën e re, Inter Miami.

Ai gjatë ngrohjes ka zhvilluar një bisedë të gjatë me Josef Martinezin.

Martinez në 158 ndeshje ka shënuar 111 gola në MLS. Messi shpreson të krijoj një partneritet të fortë me sulmuesin nga Venezuela.

Argjentinasi të dielën pati një prezantim të mahnitshëm, ndërsa nuk ka humbur fare kohë dhe ka nisur stërvitjet me Inter Miamin, skuadër të cilës iu bashkua edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets.

Messi 36-vjeçar me klubin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2025.

Ai së fundi ishte pjesë e PSG-së. Te Barcelona është zhvilluar si lojtar dhe ka fituar krejt çka mund të fitohet.

Messi me Argjentinën në fund të vitit të kaluar fitoi Kupën e Botës në Katar.