Meta fillon promovimin e postimeve të Threads në Facebook

Është një lëvizje që Meta e ka bërë edhe në të kaluarën ndërsa përdor kohështrirjen e Facebook për të promovuar aplikacione të tjera të saj.

Meta ka filluar të shtojë përpjekjet për rritjen e platformës Threads të medias sociale në përpjekje për të shtuar angazhimin e konkurrentit të Twitter.

Platformat e medias sociale po promovon aplikacionin më të ri duke shfaqur postimet e saj në kohështrirjen e Facebook konfirmoi kompania ditën e Hënë.

Është një lëvizje që Meta e ka bërë edhe në të kaluarën ndërsa përdor kohështrirjen e Facebook për të promovuar aplikacione të tjera të saj.

 

Kompania përshembull vendosi Instagram Reels në rekomandimin e kohështrirjes së Facebook ndërsa lejon bizneset në WhatsApp të blejnë reklama që shfaqen në kohështrirjen e Facebook.

Por ndryshe prej atyre që u përmedën më lart, postimet e promovuara të Threads në Facebook nuk janë opsionale. Threads pati një fillim eksploziv por që u venit me kalimin e kohës ndërsa angazhimi ra ndjeshëm në javët që pasuan.

Megjithatë javët e fundit shërbime duke më i gjallë dhe shkarkimet kanë filluar të rriten sipas një raporti të Insider. Firma analitike SimilarWeb, e cila gjurmon trafikun në ueb sugjeron se kompania ka humbur shumë terren dhe përdorimi i Threads në Android ishte 40 përqind më i ulët sesa në Korrik.