Meta po e mbyll aplikacionin e saj Messenger për desktop për Windows dhe Mac.
Që nga 15 dhjetori, do t’ju duhet të shkoni në Facebook për të vazhduar bisedën përmes aplikacionit në kompjuterin tuaj.
Sapo të fillojë procesi i mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit.
Ata do të kenë një mundësi 60-ditore për të vazhduar përdorimin e Messenger para se aplikacioni të mbyllet përgjithmonë.
Nëse dëshironi të ruani historikun e bisedave, Meta sugjeron aktivizimin e ruajtjes para se aplikacioni të zhduket përgjithmonë.
Përndryshe, historiku juaj i bisedave do të zhduket përgjithmonë gjithashtu.
Ndryshe, aplikacioni i Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store.








