Meta sjell Broadcast Channels në Facebook dhe Messenger

Krijuesit dhe figurat publike me faqe Facebook do të mund të dërgojnë mesazhe, përfshirë foto, video dhe shënime zanore, tek komuniteti i tyre.

Në muajin Shkurt, Meta lançoi një funksionalitet nga Telegram i quajtur “Broadcast Channels”,(kanalet e transmetimit) i cili solli komunikimin një drejtimësh në aplikacion.

Krijuesit kështu kishin një mënyrë për të informuar ndjekësit e tyre pa pasur nevojë të postojnë në faqen e tyre kryesore. Tashmë kompania ka zgjedhur të ofrojë kanalet e transmetimit edhe në Facebook dhe Messenger.

Krijuesit dhe figurat publike me faqe Facebook do të mund të dërgojnë mesazhe, përfshirë foto, video dhe shënime zanore, tek komuniteti i tyre.

Ngelet një mjet një drejtimësh komunikimit, që do të thotë se vetëm administratorët e faqes mund të dërgojnë mesazhe në kanal por pjesëmarrësit mund të reagojnë ose të votojnë anketa.

Administratorët mund të hapin kanalin direkt nga faqja e tyre dhe Facebook do tu dërgojë ndjekësve një njoftim për tu bashkuar pasi të dërgojnë mesazhin e parë.

Bazuar në imazhet e publikuara nga shefi i Meta, Mark Zuckerberg, kanalet e transmetimit do të shfaqen nën një tab quajtur Channels në Messenger. Çdo herë që një administrator dërgon një përditësim, përdoruesit do të marrin një njoftim.

Meta tha se nga dita e sotme çdo administrator faqeje ka opsionin për të nisur një kanal.