Meta, Twitter, Amazon, Apple: Lista e gjatë e gjigantëve të teknologjisë që po shkurtojnë vendet e punës dhe ndalojnë punësimin

Megjithatë kompani të ndryshme të cilat shkurtuan stafet e tyre kishin arsye të ndryshme edhe pse sfondi duket të jetë i njëjti.

Industria e teknologjisë po zvogëlohet në mënyrë drastike në muajt e fundit me emra të mëdhenj si Meta, Amazon dhe Twitter të cilët po largojnë mijëra punonjës përballë inflacionit që po prek vlera rekord për dekadën dhe rritjen e shpejtë të interesave.

Në mbarë botën afro 120 mijë vende pune janë humbur vetëm në këtë sektor sipas uebsajtit të Layoffs.fyi i cili gjurmon vendet e punës në teknologji.

Megjithatë kompani të ndryshme të cilat shkurtuan stafet e tyre kishin arsye të ndryshme edhe pse sfondi duket të jetë i njëjti.

Ndërsa jetët tona u zhvendosën online gjatë pandemisë, bizneset e gjigantëve të teknologjisë shënuan një boom duke shtyrë ekzekutivët e tyre të besojnë se kohë të arta janë përpara.

Meta është një shembull ku mëse 15 mijë punonjës u afruan në 9 muajt e parë të këtij viti. Sot ekzekutivët thonë se shkurtimet po vinë për shkak të përllogaritjeve të gabuara nga ana e tyre.

“Mora vendimin për të shtuar investimet tona. Për fat të keq nuk shkoi ashtu siç e kisha menduar,” tha Mark Zuckerberg kur njoftoi largimin e 13% të fuqisë punëtore të kompanisë.

Amazon pritet që të pushojë 10 mijë punonjës, ndërsa vendimi i parë madhor që Elon Musk ndërmori si ekzekutiv i Twitter ishte largimi i 3700 punonjësve.

Kompani të tjera teknologjike si Stripe, Salesforce, Microsoft, Zillow, Snap dhe Robinhood kanë planifikuar shkurtime. Fakti se kaq shumë emra teknologjikë të profilit të lartë por shkurtojnë fuqitë punëtore ka ushqyer spekulim lidhur me pasojat që mund të ketë tek ekonomia në tërësi.

Fortune raportoi në fillim të Nëntorit se shkurtimet e vendeve të botës vinë pas një dekade rritje të qëndrueshme dhe shpenzime masive në industrinë e teknologji. Me shenjat e një recensioni global në horizont, largimet masive nga puna në sektorin e teknologjisë mund të bëhen pengesë për ekonominë në tërësi.

Duke planifikuar për më të keqen?

Ekziston një konsensus i përgjithshëm se përballë një recensioni të mundshëm ekonomik, largimet masive nga puna të lojtarëve të mëdhenj si Amazon, Apple dhe Microsoft duken të pashmangshme.

Reklamimi online që është burimi kryesor i shumë kompanive teknologjike, ka pësuar rënie drastike. Kompanitë janë përballur me opozitë ndaj praktikave të bezdisshme të reklamimit me Apple që vendosi ta bëjë më të vështirë të gjurmohet aktiviteti online i përdoruesve.

Ndërsa ekonomia përfundoi në telashe, shumë firma ulën shpenzimet dhe buxhetet e tyre të reklamimit. Rritja e interesave ka goditur kompanitë gjithashtu. Amazon ja atribuoi shkurtimin e vendeve të punës kushteve të paqarta makroekonomike.

Investitorët gjithashtu kanë shtuar presionin që firmat të ulin kostot.

Aseti më i madh i kompanive të teknologjisë është fuqia e tyre punëtore dhe jo pajisjet apo materialet e kushtueshme që bizneseve në industri të tjera. Dhe financimi i borxhit të kompanive teknologjike mbështetet në interesa bankare të qëndrueshme.

Kur interesat rriten, veçanërisht me shpejtësi, bëhet shumë më e kushtueshme për kompanitë e teknologjisë të vazhdojnë të marrin kredi. Dhe me pak hapësira ku mund të ulin kostot për të ruajtur fitimin, nuk ju mbetet gjë tjetër vetëm se të shkurtojnë stafin.

Është një manifestim i ngadalësimit të industrisë së teknologjisë. Dhe industria e teknologjisë gjithmonë goditet më rëndë sesa asnjë për shkak se fitimi gëlltitet nga interesat më të larta.

Po shohim një zbutje e cila është tipike e masave të shkurtimit të kostove kur shohim një ekonomi në ngadalësim. Vlera gjigantëve të teknologjisë vjen nga pronësia intelektuale që janë patentat, sekretet tregtare ose punonjësit. Ju nuk mund të shkurtoni koston e patentave e as të sekreteve tregtare. Kjo ekspozon punonjësit, dhe kjo mbetet hapësira e vetme e shkurtimit të kostove.

Kompanitë që kanë njoftuar shkurtime të stafit

Meta

Për herë të parë në historinë e saj, gjiganti i medias sociale Meta njoftoi largimin e 11 mijë punonjësve ose 13% të stafit. Është një prej shkurtimeve më të mëdha në industrinë e teknologjisë ndërsa kompania po vuan përballë dobësimit të biznesit të reklamimit dhe rritjes së kostove.

Kompania do të bëjë reduktime në të gjitha bizneset përfshirë WhatsApp, Facebook dhe Instagram tha CEO i Mark Zuckerberg. Meta gjithashtu ka vendosur të zgjasë ndërprerjen e punësimeve të reja deri në tre mujorin e parë të 2023.

Twitter

Elon Musk filloi largimet nga puna më 4 Nëntor. Kompania ka përgjysmuar fuqinë punëtore por tha se shkurtimet ishin më të vogla tek ekipet për parandalimin e përhapjes së informacioneve të rreme. Disa ekzekutivë të kompanisë janë larguar gjithashtu.

Amazon

Gjiganti e-commerce ka ndërprerë punësimet e reja dhe larguar 10 mijë punonjës. Ende ato përbëjnë vetëm 3% të stafit të kompanisë. Gjithashtu po zhvendos stafin nga ekipe të ndryshme drejt hapësirave më fitimprurëse si dhe po mbyll ekipe të robotikës dhe distribuimit.

Apple

Apple ka ndërprerë thuajse të gjitha punësimet e reja, një vend që do të shkojë deri në fund të 2023.

Lyft

Lyft ka njoftuar në fillim të Nëntorit se do të shkurtojë 700 vende pune.

Microsoft

Muajin e kaluar Microsoft shkurtoi 1 mijë vende pune.

/PCWorld Albanian