Meta zbulon mbi 400 aplikacione të cilat kanë vjedhur kredencialet e Facebook të përdoruesve

Ndërsa Apple dhe Google reaguan duke fshirë aplikacionet nga dyqanet respektive, kushdo që tashmë i ka shkarkuar mund të jetë ende në rrezik.

Çdo përdorues me një telefon Android apo iPhone në xhepin e tyre duhet të alarmohen. Rrjeti social Facebook raportoi 400 aplikacione të cilat kanë vjedhur kredenciale nga smartfonët e përdoruesve.

Për ta bërë situatën më shqetësuese, këto aplikacione kanë qenë të listuara në Google Play Store dhe Apple App Store, që do të thotë se më shumë gjasa janë instaluar nga përdoruesit.

Aplikacionet e rrezikshme kishin arritur të futeshin në dyqanet e aplikacione duke u shitur si shërbime popullore nga editorë fotosh, lojërash mobile dhe shërbimesh VPN.

Në momentin që instalohen ato përpiqen të vjedhin kredencialet e përdoruesve të llogarive si Facebook.

Sigurisht është një marifet i thjeshtë për të grumbulluar të dhëna personale nga përdoruesit të cilat mund të përdoren më pas për të hakuar llogari të ndryshme.

“Kur një person instalon këto aplikacione dhe ju kërkon të kyçen me “Login with Facebook,” përpara se të përdorin funksionalitetet e premtuara,” shpjegoi Facebook.

“Nëse vendosni kredencialet, malueri vjedh emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tyre.”

Ndërsa Apple dhe Google reaguan duke fshirë aplikacionet nga dyqanet respektive, kushdo që tashmë i ka shkarkuar mund të jetë ende në rrezik.

Gjiganti i medias sociale tha: “Kemi identifikuar më shumë se 400 aplikacione Android dhe iOS të dëmshme këtë vit që kishin vënë në shënjestër përdoruesit duke vjedhur kredencialet e Facebook.”

Facebook rekomandoi që përdoruesit të:

Resetojnë dhe të vendosin fjalëkalime të reja dhe të forta
Të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë
Të aktivizojnë njoftimet e kyçjes kështu janë në dijeni nëse dikush ka qasje në llogaritë e tyre

Facebook tha se një prej tipareve dalluese se një aplikacion është i dëmshëm është kur të kërkon të qasesh duke përdorur kredencialet e rrjeteve sociale.

Gjithashtu kontrollimi i numri të shkarkimeve, vlerësime mund të tregojë nëse një aplikacion është i besueshëm ose jo. /PCWorld Albanian