Microsoft fillon testimin e versionit madhor të Windows 11 për 2024

Në mesin e veçorive të reja që priten me Windows 11 24H2 është Sudo for Windows, një version i terminalit për Linux/Unix që filloi të eksperimentohej në fillim të muajit.

Versioni i ardhshëm madhor i Windows nuk do të mbërrijë deri në fund të vitit, por siç duket Microsoft ka filluar punën.

Ndërtimet e reja eksperimentale për insajderët e Windows në kanalet Canary dhe Dev kanë një numër versioni 24H2 duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me ndërtimet e hershme.

Në mesin e veçorive të reja që priten me Windows 11 24H2 është Sudo for Windows, një version i terminalit për Linux/Unix që filloi të eksperimentohej në fillim të muajit.

Ndërtimi i ri gjithashtu ofron mbështetje për krijimin e arkivave 7-zip dhe Tar në File Explorer, një modalitet energy-saving dhe ndryshime në protokollet SMB.

Ky ndërtim gjithashtu heq aplikacionet WordPad dhe Tips. Disa prej këtyre veçorive mund të mbërrijnë tek përdoruesit përpara fundit të vitit.

Gjatë epokës së Windows 11-ës, Microsoft e ka shndërruar në praktikë linçimin e veçorive të reja në grupe të vogla.

Një ndryshim madhor që do të sjellë ky version është procesi i instalimit të sistemit operativ nga e para. Aktualisht ky proces është i pandryshuar që prej Windows Vista në 2006.