Microsoft i jep Bing AI më shumë personalitet

Microsoft kufizoi numrin e përgjigjeve për sesion ndërsa kësaj jave përditësoi inteligjencën artificiale për të reduktuar “halucinacionet” e tij.

Microsoft veproi ashtu siç premtoi duke ju dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi personalitetin e Bing AI. Shefi i shërbimeve Mikhail Parakhin zbuloi se 90 përqind e testuesve të Bing do të shohin një buton të ri cili ndryshon përgjigjet e robotit të komunikimit.

Opsioni “Creative” jep përgjigje më origjinale dhe fantazuese ndërsa Precise vë theksin tek përgjigjet e shkurta. Ndërkaq Balanced shërben si një urë e mesme e dy opsioneve të tjera.

Kompania reagoi pasi përgjigjet e Bing AI shpeshherë rezultonin të çuditshme ndërsa bisedat e gjata bënin që roboti i komunikimit të sillej në formë të pakontrolluar.

Microsoft kufizoi numrin e përgjigjeve për sesion ndërsa kësaj jave përditësoi inteligjencën artificiale për të reduktuar “halucinacionet” e tij.

Opsioni i ri vjen ndërsa Microsoft po zgjeron aksesin në Bing AI. Solli teknologjinë në aplikacionet mobile dhe Skype në fund të Shkurti dhe një ditë më parë e integroi në taskbarin e Windows 11.

/PCWorld Albanian