Microsoft integron lentet e Snapchat në Teams

Lentet e Snapchat vinë vetëm një muaj pasi Snap mbylli aplikacionin Camera që aplikonte filtra në Teams dhe Zoom.

Microsoft ka bashkëpunuar me Snap për të shtuar lentet e Snapchat në Microsoft Teams. Më shumë se 20 lente të Snapchat tashmë janë pjesë e aplikacionit Microsoft Teams përfshirë ato ku vendosni një mace mbi kokë, një arush mbi shpatulla apo syze virtuale në fytyrë gjatë video thirrjeve.

Përdoruesit e Teams nuk kanë pse të shkarkojnë një aplikacion më vete apo një shtojcë sepse Microsoft i ka integruar në mënyrë të drejtpërdrejtë lentet AR të Snapchat në klientit Teams.

Këto lente janë të disponushme vetëm për përdoruesit e Teams for Work dhe nuk do të shfaqen në versionin personal ose edukativ të Teams.

Lentet e Snapchat vinë vetëm një muaj pasi Snap mbylli aplikacionin Camera që aplikonte filtra në Teams dhe Zoom.

Snapchat Camera debutoi fillimisht në 2018-ën dhe ishte dizajnuar për transmetimet e Twitch por rritja e video thirrjeve gjatë pandemisë shtoi popullaritetin.