Microsoft kërkon përditësimin urgjent të kompjuterëve Windows

Në një dokument publikuar nga Proofpoint, hakerët e lidhur me qeverinë Kineze kishin dërguar dokumente të infektuara tek përdorues në rajonin e Tibetit.

Microsoft adresoi ditën e Marte disa probleme sigurie të cilat hakerët po i përdorin në mënyrë aktive. Nëse keni një kompjuter Windows 7, 8, 10 apo 11 atëherë duhet të përditësoni kompjuterin sa më parë.

Problemi i sigurisë quajtur Follina (CVE-2022-30190) ju jep mundësinë hakëreve të marrin nën kontroll një kompjuter Windows përmes programeve si Microsoft Word.

Hulumtuesit kanë qenë në dijeni të saj që prej fundit të muajit Maj por Microsoft kishte refuzuar gjetjet e para. Në një dokument publikuar nga Proofpoint, hakerët e lidhur me qeverinë Kineze kishin dërguar dokumente të infektuara tek përdorues në rajonin e Tibetit.

Kur hapen këto dokumente, hakerët duke shfrytëzuar problemin e sigurisë Follina mund të marrin nën kontroll Microsoft Support Diagnostic Tool për të ekzekutuar komanda që përdoren për instalimin e programeve, krijimin e përdoruesve të rinj, aksesimin, fshirjen apo ndryshimin e të dhënave.

Problemi i sigurisë është përdorur në fushata hakimi edhe ndaj agjencive shtetërore Evropiane dhe Amerikane. Përditësimet KB5014699 për Windows 10 dhe KB5014697 për Windows 11 duhet ti mbrojnë përdoruesit. /PCWorld Albanian