Microsoft mban më 21 Mars një eveniment dedikuar AI në Windows dhe pajisjeve Surface

Siç Windows Central kishte raportuar më herët, kompania pritet të zbulojë Surface Pro 10 dhe Surface Laptop 6 më 21 Mars.

Microsoft njoftoi se do të mbajë një eveniment më 21 Mars i cili do të përqendrohet tek pajisjet dhe funksionalitetet AI.

Evenimenti titullohet “Avancimi i një epoke të re pune me Copilot” ndërsa Microsoft premton të zbulojë më shumë risi në lidhje me integrimin e Copilot në Windows dhe pajisjet Surface.

Siç Windows Central kishte raportuar më herët, kompania pritet të zbulojë Surface Pro 10 dhe Surface Laptop 6 më 21 Mars.

Ato do të konsiderohet kompjuterët e parë AI të Microsoft dhe të pajisen me procesorët Intel Core Ultra ose Qualcomm Snapdragon X Elite. Të dy procesorët kanë njësi neurale përpunimi (NPU) që mbështetin funksionalitetet AI.

Në mesin e funksionaliteteve AI që vinë me kompjuterët e rinj është AI Explorer ku përdoruesit mund të kërkojnë në aplikacione, dokumente, uebsajte, imazhe dhe biseda pas kërkesës nga përdoruesi që mund të përdorë gjuhë njerëzore. /PCWorld Albanian