Sipas Microsoft një sistem Windows ekspozohet ndaj një sulmi të mundshëm në orët e pra të instalimit të Windows për shkak të një hendeku sigurie në Microsoft Defender Antivirus.
Së fundi Microsoft dërgoi një përditësim në Windows që adreson një problem madhor në antivirusin e Microsoft Defender.
Përditësimi quajtur Security Intelligence Update versioni 1.413.494.0 adreson një problem ku sistemet Windows ekspozohen për një kohë të shkurtër pas instalimit.
Sipas Microsoft një sistem Windows ekspozohet ndaj një sulmi të mundshëm në orët e pra të instalimit të Windows për shkak të një hendeku sigurie në Microsoft Defender Antivirus.
Siç duket kopjet e instalimit të sistemit operativ kanë antivirus të pa përditësuar. Si i tillë përditësimi i Windows adreson problemin duke shtuar mekanizma më të mira identifikimi për trojanët, adware dhe backdoor.
Përveç sigurisë së shtuar, përditësimi përmirëson edhe performancën e sistemit. Ai është bërë i disponueshëm në version e Windows renditur mëposhtë:
- Windows 11
- Windows 10 (Enterprise, Pro, dhe Home)
- Windows Server 2022
- Windows Server 2019
- Windows Server 2016
Me shumë gjasa përditësimi është instaluar për pjesën më të madhe të përdoruesve Windows. Nëse dëshironi të siguroheni mjafton të shkoni në në Windows Security dhe të klikoni më pas Virus & threat protection dhe më pas butonin Check for updates.








