Microsoft Paint do të gjenerojë imazhe arti përmes inteligjencës artificiale

Quajtur Paint Cocreator, mjeti krijon art bazuar në përshkrimin e bërë nga përdoruesi. Në mënyrë alternative përdoruesit mund të zgjedhin një stil arti dhe më pas Cocreator do të gjenerojë tre variacione.

Microsoft po teston një krijues imazhi në aplikacionin Microsoft Paint për Windows 11 fuqizuar nga DALL-E njoftoi kompania përmes një postimi në blog.

Quajtur Paint Cocreator, mjeti krijon art bazuar në përshkrimin e bërë nga përdoruesi. Në mënyrë alternative përdoruesit mund të zgjedhin një stil arti dhe më pas Cocreator do të gjenerojë tre variacione.

Pasi zgjedhin atë që pëlqejnë, konsumatorët më pas mund të editojnë punimin e arti si përshembull të shtojnë shtresa, një veçori e cila gjithashtu është e re në Paint.

Mbetet për tu parë sesa mirë modeli i gjenerimit të imazhit DALL-E të OpenAI do të konvertojë tekstin në imazh, por gjeneratat e kaluara të modelit kanë pasur vështirësi në interpretimin e duhur të kërkesave me tekst.

DALL-E gjithashtu ka shfaqur paragjykim gjinor dhe racor në gjenerimet e veta ndërsa Microsoft tha se ka marrë masa për këtë.

Paint Cocreator do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës në javët në vijim por për momentin është i qasshëm vetëm për Windows Insiders.

Pasi ti bashkohen një liste pritje për të provuar versionin eksperimental, në momentin e aprovimit do të marrin 50 kredite me të cilat mund të krijojnë set imazhesh.

Paint Cocreator aktualisht po testohet nga përdoruesit në SHBA, Britani, Francë, Australi, Kanada, Itali dhe Gjermani.