Microsoft së shpejti do të zëvendësojë Skype”For Business Teams”

Microsoft Teams debutoi në Mars si pjesë e Office 365. Kompania ka përditësuar vazhdimisht shërbimin ndërsa këtë muaj ofroi aksesin për ata që duan ta provojnë.

Në konferencën e teknologjisë për sipërmarrjet që po mbahet në Orlando të Shteteve të Bashkuara, Microsoft zbuloi planet për Microsoft Teams dhe Skype for Business.

Microsoft Teams do të shndërrohet në mjetin kryesor të komunikimit për konsumatorët e biznest të Microsoft duke zëvendësuar përgjithnjë Skype for Business, megjithatë kompania nuk tregoi se kur do të ndodhë.

Microsoft Teams debutoi në Mars si pjesë e Office 365. Kompania ka përditësuar vazhdimisht shërbimin ndërsa këtë muaj ofroi aksesin për ata që duan ta provojnë.

Skype for Business është ende në ngarkim të eksperiencave të komunikimit edhe brenda Microsoft Teams. Microsoft tashmë premton një infrastrukturë të re dhe modern për Skype me shërbime audio, video dhe video konferenca.

Skype for Business Online do të integrohet në Microsoft Teams gjithashtu. Ky i fundit do të pranojë thirrje nga numra PSTN, të mbajë në linjë dhe të transferojë thirrje, të ofrojë video dhe audio konferenca.

Kjo do të thotë se një konference në Teams mund tu bashkohen edhe numrat e zakonshëm të telefonisë mobile.

Së fundit një eksperiencë e unifikuar e OneDrive e shpërndarjes u prezantua gjithashtu dhe është e disponueshme në Office për Web dhe aplikacionet Office.

Përdoruesit mund të kontrollojnë se kush ka akses tek një skedar dhe nëse mund ta ndajnë me persona të tjerë jashtë organizatës edhe nëse nuk kanë një llogari Microsoft./Mesazhi/