Microsoft sjell Bing AI në tastierat e smartfonëve Android

Për të aksesuar integrimin Bing Chat duhet të shkarkoni versionin beta të SwiftKey në Google Play Store.

Microsoft ka shtuar Bing Chat AI në aplikacionin popullor të tastierës për Android SwiftKey. Integrimi filloi të shfaqej ditën e Mërkure dhe përdoruesit SwiftKey Beta mund të aksesojnë me shpejtësi robotin bashkëbisedues të Microsoft me një të shtypur butoni.

Integrimi i Bing Chat në SwiftKey përfshinë modalitetin e zakonshëm të bisedës që ofron akses tek roboti bashkëbisedues. Nëse keni përdorur aplikacionin Bing Mobile për të aksesuar robotin, ky integrim i ri e bën aplikacionin më të dobishëm nëse jeni përdorues i tij.

Për të aksesuar integrimin Bing Chat duhet të shkarkoni versionin beta të SwiftKey në Google Play Store. CTO divizioneve mobile pranë Microsoft Pedram Rezaei konfirmoi në Twitter se funksionaliteti do të lançohet gradualisht por nuk ka informacion se kur do të mbërrijë tek SwiftKey në iOS.

Edhe pse versioni SwiftKey i iOS nuk është përditësuar rregullisht, lëvizja e Microsoft me AI me shumë gjasa do të shohë Bing të shfaqet edhe në tastierën e iPhone së shpejti.

Microsoft bleu SwiftKey në 2016-ën pasi aplikacioni i palëve të treta i tastierës në Android dhe iOS shpërtheu në popullaritet.