Microsoft sjell më shumë veçori të Copilot në Teams

Inteligjenca artificiale së shpejti do tu ofrojë përdoruesve informacione rreth video konferencave dhe transkriptit, dhe çdo gjë që është e shkruar ose e thënë mund të merret nga Copilot.

Microsoft vijon me misionin e saj për të injektuar inteligjencën artificiale në më shumë produkte të saj.

Copilot tashmë do të integrohet më tepër në aplikacionin Teams në muajt në vijim përfshirë në bisedat dhe kutinë e mesazheve.

Inteligjenca artificiale së shpejti do tu ofrojë përdoruesve informacione rreth video konferencave dhe transkriptit, dhe çdo gjë që është e shkruar ose e thënë mund të merret nga Copilot.

Microsoft thotë se kur hapni Copilot gjatë një bisede, do të keni një panoramë më të qartë rreth asaj çfarë pjesëtarët e tjerë të bisedës kanë diskutuar.

Sa i takon kutisë së shkrimit të mesazheve, Copilot mund të ndihmojë përdoruesit të rishkruajnë një mesazh sipas kërkesës.

Në të ardhmen Copilot mund të gjenerojë një mesazh duke marrë informacion nga konteksti i një bisede në Teams.

Së fundi, përmbledhja inteligjenca po vjen në Teams duke gjeneruar shënime brenda aplikacionit Calls dhe të bëhet e disponueshme për Teams Premium dhe Copilot në tremujorin e ardhshëm.