Microsoft Teams në Windows 11 i përgjigjet Facebook dhe Discord

Është përgjigja e Microsoft ndaj mënyrës sesi ndërveproni dhe socializoheni në Facebook, Discord, WhatsApp, Reddit e shumë shërbime të tjera të ngjashme.

Microsoft ka vendosur të përmirësojë versionin pa pagesë të Microsoft Teams në Windows 11. Aplikacioni tashmë i integruar në sistemin operativ do të përfshijë mbështetjen për komunitetet që është përgjigja e kompanisë ndaj Facebook dhe Discord.

Gjithashtu do të fitojë mbështetjen për Microsoft Designer, mjetin AI të artit me të cilën përdoruesit mund të gjenerojnë imazhe për gjëra si ftesa evenimenti apo postime të medias sociale.

Microsoft Teams solli komunitetet fillimisht në Dhjetor për familjet dhe miqtë për të organizuar takime, kalendarë dhe biseda. Është përgjigja e Microsoft ndaj mënyrës sesi ndërveproni dhe socializoheni në Facebook, Discord, WhatsApp, Reddit e shumë shërbime të tjera të ngjashme.

Funksionaliteti i komuniteteve në Teams ka qenë i kufizuar vetëm në platformat mobile deri më sot por ekspansioni i fundit ju jep përdoruesve të Windows 11-ës mundësinë për të krijuar komunitete, ftuar anëtarë, krijuar e hostuar evenimente, moderuar përmbajtje.

Një version eksperimental i Microsoft Designer do të jetë gjithashtu i disponueshëm në Microsoft Teams për Windows 11. Është i njëjti shërbim që gjendet në Microsoft Edge përmes një kombinimi të DALL-E dhe funksionaliteteve të Adobe Express.

Krahas zgjerimit në Windows 11, komunitetet në Teams sjellin regjistrimin e videoeve me filtra dhe mjete editimi ndërsa në ditët në vijim mund të gjeni komunitete për tju bashkuar në iOS, Android dhe Windows 11.

Së fundi Microsoft do të shtojë anketat për komunitetet në Teams.