Microsoft thotë se hakerët shtetërorë Rus kanë spiunuar ekzekutivët e saj

Midnight Blizzard besohet se janë grupi përgjegjës për sulmin sipas Microsoft.

Microsoft tha ditën e Premte se një hakerash shtetërore Rus kanë hakuar sistemet e saj korporative më 12 Janar dhe vjedhur disa e-mail-e dhe dokumente nga llogaritë e stafit.

Grupi Rus arriti të aksesonte vetëm një përqindje të vogël të llogarive korporative të Microsoft të ekipit drejtues dhe disa punonjësve në ekipet e sigurisë, ligjore dhe funksione të tjera tha kompania.

Midnight Blizzard besohet se janë grupi përgjegjës për sulmin sipas Microsoft. Sipas kompanisë hakerët përdoret një teknikë quajtur “password spray attack” duke filluar që prej Nëntorit 2023 për të sulmuar platformën e Microsoft.

Hakerët përdorin këtë teknikë për të depërtuar në sistemet e një kompanie duke përdorur të njëjtin fjalëkalim të komprometuar kundër shumë llogarive të lidhura.

Microsoft tha se hetoi incidentin dhe ndërpreu aktivitetin keqdashës, duke bllokuar aksesin e grupit në sistemet e tij.

Midnight Blizzard njihet edhe si APT29, Nobelium ose Cozy Bear nga hulumtuesit e sigurisë kibernetike.