Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit të një vullkani filipinas prej të cilit u shpërnda hi dhe avull qindra metra lart në qiell.
Vullkani Taal, i cili ndodhet në një liqen piktoresk në jug të Manilës, pati një shpërthim “të shkurtër” mëngjesin e së shtunës. Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë paralajmëroi në një deklaratë se mund të ndodhin shpërthime të tjera që mund të shkaktonin lëvizje të shpejtë të gazit, hirit dhe mbeturinave, si dhe një cunami.
Banorët e pesë vendbanimeve të peshkimit dhe bujq përreth liqenit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, në evakuimin e tretë masiv të vendit.
Shpërthimi fillestar u pasua nga “aktiviteti pothuajse i vazhdueshëm freatomagmatik” që shkaktoi shtëllunga deri 1.500 metra në ajër, tha agjencia sizmologjike, duke rritur nivelin e alarmit nga dy në tre, ndërkohë që shkallët e alarmit për situata të tilla variojnë nga zero në pesë.
Më shumë se 12,000 njerëz jetojnë në komunitetet më të cenueshme, sipas të dhënave më të fundit zyrtare në dispozicion. Policia i ka ndaluar njerëzit që hyjnë në zonat me rrezik të lartë, ndërsa autoritetet e aviacionit paralajmëruan linjat ajrore dhe pilotët për rreziqet e mundshme nga hiri vullkanik në atmosferë.
Filipinet goditen periodikisht nga shpërthime dhe tërmete për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e zjarrit” të Paqësorit – një zonë me aktivitet intensiv sizmik.
Tal shpërtheu edhe korrikun e kaluar dhe nxori dioksid squfuri për disa ditë, duke krijuar një mjegull të trashë mbi kryeqytetin dhe provincat përreth. /tiranapost




