Ballina Lajmet Kosovë Mijëra protestues nisen drejt sheshit

Mijëra protestues nisen drejt sheshit

Protesta e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar idenë e presidentit, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve me Serbinë, ka mbledhur së bashku mijëra qytetarë.

Pas takimit te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, protestuesit janë nisur drejt sheshit, njofton Klan Kosova.

Protestën e kanë mbështetur edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu si dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se protestës i është bashkëngjitur si qytetare e vendit dhe jo si figurë e LDK-së.