Ballina Lajmet Kosovë Minatorët hyjnë në ditën e shtatë të grevës

Minatorët hyjnë në ditën e shtatë të grevës

Sot, është dita e shtatë e minatorëve të minierës së “Trepçës” që kanë hyrë në grevë.

Minatorët kanë hyrë në grevë si shenjë proteste për vonesat që po u bëhen në ekzekutimin e pagave.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, për teve1.info tha se edhe sot janë në grevë minatorët.

“Minatorët nuk dorëzohen. Do të qëndrojnë në grevë deri në realizimin e kërkesave”, tha ai.

Gjatë ditës së djeshme, Jonuzi ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që t’i vizitojë minatorët dhe më pas t’ua bëjë një zgjidhje.