Ministri Bytyqi i bashkohet Nismës Socialdemokrate

Ministri në detyrë i arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe asambleisti në Komunën e Prishtinës nga Nisma Socialdemokrate, Baton Dushi, i janë bashkuar sot Partisë Socialdemokrate.

Në konferencën për media ku u bë zyrtarizimi i përfshirjes së tyre në PSD, Shpend Ahmeti iu ka uruar mirëseardhje, duke e cilësuar vlerë të shtuar bashkimin e tyre përkrah PSD-së. 

“E them me përgjegjësi të plotë që z.Bytyqi është ndër ekspertët tatimor më të mirë që i kemi në Kosovë dhe anëtarësimi i tij në PSD do të na mundësoj të konkretizojmë politika reformuese jo vetëm në tatim por edhe në arsim”, u shpreh ndër tjera Shpend Ahmeti gjatë konferencës.

Ndërkaq, z. Bytyqi shprehu falënderimin për pritjen, dhe vlerësoi PSD-në si hapësirë ku mund të implementohen politika konkrete për të mirën e qytetarëve. 

“Besoj thellësisht që politikat socialdemokrate, të udhëhequra nga PSD, do të jenë faktor kyç në qeverisjen e re. Na presin shumë punë bashkë, prandaj dhe me bashkëpunim të ngushtë do të arrijmë të dalim fitues në zgjedhjet e 6 tetorit”, u shpreh z. Bytyqi.