Ministri i Jashtëm i Turqisë uron nënpresidentin e ri palestinez për detyrën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka uruar Hussein al-Sheikh të shtunën për emërimin e tij si nënpresident i Palestinës.

Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme turke, Fidan zhvilloi një bisedë telefonike me al-Sheikhun, duke i uruar suksese në rolin e ri.

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, 89 vjeç, emëroi zyrtarisht të shtunën al-Sheikhun si nënpresidentin e parë në historinë e shtetit palestinez.

Krijimi i këtij posti të ri u miratua nga Këshilli Qendror Palestinez të enjten, me 170 vota pro, një kundër dhe një abstenim.