Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministri i Jashtëm turk Fidan do të marrë pjesë në takimin rajonal...

Ministri i Jashtëm turk Fidan do të marrë pjesë në takimin rajonal në Riad

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan do të marrë pjesë në një takim mbi zhvillimet e fundit rajonale të organizuar nga Arabia Saudite në Riad, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate zyrtare nga Ministria e Jashtme thuhet se takimi do të mbahet sot në kryeqytetin saudit. Takimi do të përqendrohet në zhvillimet e fundit në rajon, shtoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi axhendën ose vendet pjesëmarrëse.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën ofensivë të përbashkët kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë rreth 1.300 njerëz deri më tani, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shenjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, për të cilat thotë se po shënjestron asetet ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërkohë që prishin tregjet globale dhe aviacionin.