Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha sot se ka ardhur koha për unitet kombëtar në Siri, duke u bërë thirrje Forcave Demokratike Siriane (SDF) që të përmbushin përgjegjësitë e tyre, raporton Anadolu.
“Në Siri ka ardhur koha për unitet kombëtar. SDF-ja duhet të bëjë pjesën e saj”, tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me homologun e tij nga Omani, Badr bin Hamad Al Busaidi.
“Në vend të kësaj, fakti që u shërben politikave të Izraelit nuk është rastësi”, shtoi ai duke kritikuar rolin e grupit në mes të përshkallëzimit të tensioneve.
Deklaratat e tij erdhën në kohën kur mediat shtetërore siriane raportuan përplasje të reja në Halep, ku ushtria siriane iu përgjigj zjarrit të grupit PKK/YPG që vepron nën emrin SDF, pas bombardimeve dhe sulmeve me snajper që lanë të paktën pesë civilë të vrarë, 33 të tjerë të plagosur dhe një ushtar sirian të lënduar.


