Ministri iz’raelit për ar’mëpushimin në Liban: SHBA-ja na vuri ar’mën në ballë

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich deklaroi se kishte arsye diplomatike për një armëpushim në Liban, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij për një radio lokale, Smotrich bëri vlerësime për sulmet në Gaza dhe armëpushimin e arritur në Liban.

Ai tha se mbështet një marrëveshje për lirimin e të burgosurve izraelitë në Gaza dhe se ata nuk do të bëjnë “marrëveshje të papërgjegjshme”.

Smotrich tha se ai mbështet pushtimin e përhershëm të Gazës dhe ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme për të akomoduar hebrenjtë atje.

Duke iu referuar armëpushimit të arritur në Liban, Smotrich tha: “Kishte arsye diplomatike të shpallura në publik (për armëpushim). Administrata amerikane na vuri armën në ballë”.

Më 27 nëntor u shpall një armëpushim mes Izraelit dhe Libanit.