Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje, Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa do të raportoj për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike.
Mbledhja nis në ora 11:00.Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Raportimi i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa, lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike;
- Formimi i grupit të punës lidhur me mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim;
- Të ndryshme.








