Përsa i përket mishit të kuq më të preferuarit në kuzhinën shqiptare janë padyshim dy, ai i viçit dhe i qingjit.
Janë dy produkte që gjenden shpesh të përgatitura në mënyra të ndryshme në çdo zonë.
Pjekja e mishit e sidmos atij të qingjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura të vendit tonë.
Shumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina, mishi i freskët i qingjit është një nga kënaqësitë më të mëdha të gatimit për shijen që jep.
Receta e mishit të pjekur me domate që përzien dy shije shumë të dashura për çdokënd.
Për të përgatitur këtë recetë ndiqni hap pas hapi udhëzimet e mëposhtëme.
Përbërësit
- 1.5 kg mish qingji
- 70gr vaj ulliri
- 4 thelpinj hudhër
- 2 -3 domate
- rozmarinë
- kripë
Përgatitja
- Lani dhe pastroni mirë mishin e qengjit.
- Më pas vendoseni në një enë të madhe duke i hedhur 3 lugë vaj ulliri.
- Bëni gati një tavë pjekje dhe futeni mishin në furrë me nxehtësi të ulët 120-130 gradë për 40 minuta.
- Kujdesuni që tava të ketë një kapak ose të jetë e mbuluar gjatë pjekjes.
- Mund të përdorni edhe letër pjekjeje për të mbuluar atë, por sigurohuni që të jetë e izoluar plotësisht.
- Kur mishi i qengjit të ketë arritur pjekjen për 20 minuta, hapeni furrën dhe spërkateni me kripë dhe më pas mbulojeni përsëri.
- Pas përfundimit të kohës kontrolloni nëse mishi është zbutur, kur të jetë gati hiqeni nga furra.
- Për pjesën e dytë të këtij gatimi, pasi të keni nxjerrë mishin nga furra t’a gradoni atë në temperaturën 180-200 gradë.
- Më pas, qëroni dhe prisni domatet në copa të vogla bashkë me thelpinjtë e hudhrave.
- Lërini ato në një enë me dy lugë vaj ulliri derisa të jenë zbutur pak.
- Në tavën ku po piqni mishin e qengjit vendosini sipër copat e domateve dhe të hudhrave.
- Vendosini të piqen pa i mbuluar me kapak për 30 -35 minuta dhe kontrollojeni herë pas here nëse është pjekur mishi.
- Kur proçesi i pjekjes të ketë përfunduar lëreni mishin të ftohet pak, më pas shërbejeni duke i hedhur disa gjethe rozmarine sipër.








