Google vuri theksin tek disa testime për të treguar performancën e Gemini 3 Pro. Në Humanity Last Exam, një prej testeve laboratorike AI më të vështira, modeli dha një rezultat saktësie 37.5 përqind duke mundur kështu liderin e kaluar Grok 4 me një diferencë prej 21.1 pikë përqindje.
Pak përpara datëlindjes së parë të Gemini 2, Google prezantoi Gemini 3 Pro. Normalisht kompania pretendon se sistemi i ri është modeli AI më inteligjent që ka lançuar gjer më sot duke ofruar arsyetim të nivele të larta dhe performancë lider në vibe coding.
Lajmi i mirë është se këto pretendime të kompanisë mund ti provoni menjëherë ndërsa Gemini 3 Pro është i disponueshëm në pjesën më të madhe të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
Google vuri theksin tek disa testime për të treguar performancën e Gemini 3 Pro. Në Humanity Last Exam, një prej testeve laboratorike AI më të vështira, modeli dha një rezultat saktësie 37.5 përqind duke mundur kështu liderin e kaluar Grok 4 me një diferencë prej 21.1 pikë përqindje.
Këtë rezultat e arriti pa u mbështetur në mjetet e kërkimit në ueb. Në LMArena Gemini 3 Pro është në krye të tabelës me 1501 pikë.
Por cilat janë përfitimet praktike të Gemini 3 Pro? Në aplikacionin Gemini, modeli i ri do të përkthehet në përgjigje që janë më koncize dhe të formatuara më mirë. Gjithashtu, ai mundëson një veçori të re që Google e quan Gemini Agent (Agjenti Gemini). Ky mjet bazohet në Project Mariner, inteligjencën artificiale të Chrome për shfletim në ueb, të cilën kompania e prezantoi në fund të vitit të kaluar.
Ai i lejon përdoruesit t’i kërkojnë Gemini-t të kryejë detyra për ta. Për shembull, ta zëmë se dëshironi ndihmë për menaxhimin e kutisë suaj të email-it. Në të kaluarën, Gemini do të kishte ofruar disa këshilla të përgjithshme. Tani, ai mund ta bëjë atë punë për ju.
Për të provuar Gemini 3 Pro brenda aplikacionit Gemini mjafton të zgjidhni opsionin “Thinking” nga menuja e zgjedhjes së modeleve. Modeli i ri ofrohet për të gjitha planet, AI Plus, Pro dhe Ultra.
Në Google Search Gemini 3 Pro debuton brenda AI Mode. Në praktikë, Gemini 3 Pro në AI Mode do të gjejë informacione më të besueshme dhe relevante për pyetjet që bëni.








