Ballina Sport Futboll Modric nënshkruan kontratë të re me Realin

Modric nënshkruan kontratë të re me Realin

Real Madridi dhe Luka Modrici do ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Mesfushori kroat ka nënshkruar kontratë të re me “Los Blancos” sot, e cila do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024, njoftoi sot klubi spanjoll.

Ish-futbollisti i Tottenhamit është pjesë e madrilenëve qe 12 vjet, ndërsa ka fituar me ta gjithçka, shkruan “Gazeta Express”.

Atij i skadon kontrata aktuale në fund të këtij muaji dhe përkundër ofertave të majme nga Arabia Saudite, përfaqësuesi kroat i mbeti besnik klubit mbretëror spanjoll.

Me fanellën e bardhë, maestro i mesfushës i ka zhvilluar 488 ndeshje, ndërsa i ka fituar 23 trofe: 5 herë Ligën e Kampionëve, 5 herë Botërorin e Klubeve, 4 herë Superkupën e Evropës, 3 herë La Ligan, 2 herë Copa del Rey dhe 4 herë Superkupën e Evropës.

Modric ndër të tjera e ka fituar edhe Topin e Artë si lojtar i Real Madridit dhe shumë çmime të tjera individuale.