Moreno konfirmon interesimin e Barcelonës për Neymar

Duket se ka diçka të vërtetë nga thashethemet për Neymar dhe Barcelonën.

Sikur çdo herë para merkatos, Neymar edhe kësaj here po lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e tij.

Emri i brazilianit lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, që për të do të ishte një rikthim në ‘Camp Nou’.

Lidhur me këto zëra ka folur edhe Roberto Moreno, ish asistenti i Luis Enrique, që tashmë është trajner i Monaco. Ai ka insistuar se di diçka për interesimin e Barcelonës për Neymar.

“Unë do ta ktheja Neyamarin te Barcelona. Fundja, Barcelona duhet të ketë lojtarët më të mirë në botë dhe Neymar është një nga ta, një lojtar që bën diferencën”, ka thënë Moreno, transmeton lajmi.net.

“Së këndejmi, ai i bën shokët e skuadrës më të mirë. E di me siguri se ata interesohen për brazilianin”, ka shtuar ndër të tjerash ish asistenti i Enrique.

Barcelona është interesuar për Neymar edhe gjatë verës së kaluar. Këtë vit, problemi kryesor mund të jetë kriza ekonomike që mund të pasohet nga Covid-19.