Mourinho teston të riun shqiptar tek Manchester United

Sipas mediave angleze, Manchester United i ka ofruar mundësinë një djaloshi të talentuar shqiptar që të provohet në akademinë e klubit të njohur anglez në fund të muajit tetor.

Bëhet fjalë për djaloshin Rines Arifi, i cili jeton në Suedi, është pëlqyer nga Mourinho i cili i ka hapur dritën e gjelbër talentit për t’u provuar dhe nënshkruar në të ardhmen në akademinë e “djajve të kuq” dhe vendimi do të merret vetëm pasi djaloshi të kalojë disa teste të ndryshme.

Mesfushori, i cili luan edhe si sulmues, do të vizitojë për disa ditë kompleksin e klubit anglez në fundin e muajit tetor. “Është fantastike, kam ëndërruar që i vogël për një gjë të tillë”, ishin fjalët e djaloshit i cili po pret me padurim këtë provë.