Mposhtet Bremen, Leipzig në finale të Kupës së Gjermanisë

RB Leipzig është finalist i Kupës së Gjermanisë.

Leipzig arriti ta mposht Werder Bremenin në minutën e 120’ të ndeshjes pas vazhdimeve për të mos dërguar ndeshjen në penalti, shkruan lajmi.net.

Në fakt, skuadrat barazuan pa gola gjatë 90 minutave.

Në pjesën e parë të shtesës, ishte Hwang Hee-Chan i cili shënoi gol në min 93’.

Werder Bremeni arriti të barazojë në fund të pjesës së parë të shtesës.

Bittencourt shënoi gol në min 105’.

Por, kur u mendua se ndeshja do të shkonte në penalti, në skenë doli Emile Forsberg i cili shënoi në min 120+1, pas një asistimi nga Hee-Chan.

Rezultati përfundimtar, Werder Bremen 1-2 RB Leipzig.

Tani, Leipzig është në finale të Kupës së Gjermanisë ku do të ndeshet me fituesin e Dortmund- Holstein Kiel.