Muharrem Blakçori (1894-1968) përkthyesi i parë i kuranit në gjuhën shqipe

Muharrem Blakçori lindi në Pejë në vitin 1894 në një familje zejtare, që merrej me prodhimin e armëve. Mësoi herët të lexojë e shkruajë gjuhën shqipe dhe u shqua për zellin në përhapjen e mësimit të saj në shtëpitë e bashkëqytetarëve. Ndoqi dy vjet studime në një medrese në Pejë ku mësoi gjuhën arabe, turke dhe perse. Më pas me vullnet të fortë arriti t’i perfeksiononte këto gjuhë. U përndoq nga pushtuesit serbë dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit të egër kapërcen kufirin dhe vjen në Shqipëri. Emërohet mësues në Shijak e më pas në Kavajë. Në vitin 1941 shkon në vendlindjen e vet në Pejë dhe hap të parën shkollë shqipe. Në vitet 1960-1968 ndërmori përkthimin Kuranit e “Historisë islame”, “Akaidi dhe fiku”, Fjalor arabisht-shqip” (rreth 2000 fjalë), vepra të cilat ua la dorëshkrim trashëgimtarëve të vet. Ndërroi jetë në vitin 1968 i pezmatuar për ndalimin e fesë.