Muharremi, muaji më i mire pas Ramazanit!

Husamedin Abazi

Ka thene Shejhu i madh Ibn Rexhebi: Kane debatuar dijetaret se cili nga muajt e shenjte eshte me i miri dhe thote se kam ardhe ne perfundim se Allahu e hapë vitin me muajin e shenjte dhe e mbylle ate me muajin e shenjte! Nuk ka pra muaj gjate vitit, me te madh, pas Ramazanit se sa muaji Muharrem.

Ebu Dherri r.a ka thene: “E kam pyetur Pejgamberin a.s se: Cila pjese e nates eshte me e vlefshmja dhe cili muaj nga muajt e vitit eshte me i vlefshmi?! E ai a.s ka thene:” Pjesa fundit e nates eshte me e mira dhe me i miri i muajve eshte muaji i Allahut qe ju e quani Muharrem”. Kuptohet, ketu Pejgamberi a.s ka folur per muajt tjere, pos Ramazanit. Jo rastesisht Pejgamberi a.s ketu po e quan Muharremin Muaj i Allahut, e qe ne fakt, te gjithe muajt jane te Allahut, por emertimi i tij perveçshem me Muaji i Allahut Muharremi, vetvetiu flete per vleren e tij!

Ne Sahihun e Muslimit na vie nga Ebu Hurejre se ka thene: Ka thene Pejgamberi a.s:” Agjerimi me i vlefshem, pas Ramazanit (Farz) eshte ai i Muajit te Allahut, Muharremit; dhe me i vlefshmi Namaz, pas atij Farz (pese kohet) eshte Namazi ne thellesi te nates (Namazi i Nates)”.

Perfundimi:

Shtoni veprat e mira sa te mundeni!

P.s Muajt e shenjtë janë katër:
1- Muharrem (muaji i parë sipas kalendarit hënor)
2- Rexheb (muaji i shtatë)
3- Dhul-Kade (muaji i njëmbëdhjetë)
4-Dhul-Hixhe (muaji i dymbëdhjetë)
Allahu i lartesuar thote: “Sigurisht, numri i muajve tek Allahu, në librin e Allahut, është dymbëdhjetë muaj, që kur i krijoi Ai qiejt e tokën, (dhe) prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është feja e qëndrueshme. Andaj, mos i bëni keq vetes suaj gjatë këtyre muajve.” Kur’an, 9:36.

Nga: Husamedin Abazi