Muriqi largohet nga Lazio pas një sezoni e gjysmë – pritet zyrtarizimi te Mallorca

Vedat Muriqi do të largohet nga skuadra e Lazios.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të largohet nga skuadra e Lazios, vetëm një sezon e gjysmë pasi u transferua nga Fenerbahce.

Kosovari, sipas Tuttomercatoweb ka arritur marrëveshje në parim me Mallorcan, përcjell lajmi.net.

Muriqi do të shkojë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me skuadrën spanjolle që do të ketë opsion blerjeje.

Ngjashëm raportonte mbrëmë edhe Alfredo Pedulla.Transferimi i Vedat Muriqit tashmë duket të jetë vetëm çështje orësh.