Naser Osmanit nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotsjellës

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani në dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes ka thënë se nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotjsellës në Kuvend.

Ai para trupit gjykues ka thënë se për të parë se kush e ka bërë një gjë të tillë ekzistojnë incizimet, njofton Klan Kosova.

Në seancën e sotme ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit që akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pritet të dëshmojë edhe Bekim Haxhiu nga PDK-ja.

Në ndërkohë që në të njejtën seancë janë ftuar si dëshmitarë edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj por që nuk janë të pranishëm në seancë.