Nata e zezë

Një beduin, i cili jetonte në shkretëtirë, u martua dhe Zoti e furnizoi me nëntë djem si drita me të cilët edhe krenohej, nuk shkoi gjatë dhe gruaja e tij mbeti sërish me barrë dhe në një natë të errët i erdhën dhimbjet e lindjes, e beduini me padurim priste lindjen e djaloshit të tij të dhjetë, sa që edhe pushkën e tij dhe odën e tij e kishte përgatitur për të festuar, sa e dëgjoi zërin e vajin e fëmijës, e kapi armën, dhe duke e shkrepur në shenjë gëzimi, dëgjoi se ajo ishte vajzë dhe nga pikëllimi i ra pushka nga dora! filloi të bërtiste: O Nata ime e zezë, O Nata ime e zezë, e gruan e tij, pas gjithë ato vujatjesh e dhimbjesh të saj për ta sjellur në këtë botë një vajzë të bukur si hëna, as që dëshironte ta shikonte, e të fliste me të, thuajse ajo ishte fajtore për gjithë këtë!
E vajzën, edhe pse shëndriste si një yll në errësirën e natës, vendosi ta emërtonte “Natë e zëzë” dhe kur ajo arriti moshën e martesës e martoi menjëherë dhe as edhe një herë të vetme nuk shkoi ta vizitoj.
Djemtë u martuan njëri pas tjetrit dhe secili mori rrugën e jetës së tij, gruaja i ndrroi jetë, e beduini mbeti i vetëm, çdo ditë e më shumë dobësohej nga pleqëria sa që një ditë edhe u verbua.
Me të dëgjuar vajza e tij se çfarë i kishte ndodhur babait të saj me vrap shkoi tek ai, donte ta përqafonte por e dinte qëndrimin e babait ndaj saj, kështu që pa bërë zë, e rregulloi shtëpinë, e kapi për krahu atë dhe e pastroi, ia përgatiti një ushqim të shijshëm dhe pasi ngrënën ushqim, plaku iu drejtua: “Po kush je moj bij, që u përkujdese kaq bukur për mua? Vajza me lot në sy i tha: Unë jam “Nata e zezë” bija jote o baba.
Me të dëgjuar plaku këtë shpërtheu në vaj, dhe i kapi duart e vajzës së tij duke i puthur dhe duke kërkuar falje për marrëzinë e tij që e kishte vepruar dhe filloi t’i thotë këto vargje:
Ah sikur të gjithë netët të zeza t’më ishin
Se në netët e zeza begatia fshihet
Sikur edhe njëherë jetën nga fillimi ta riktheja
Do të doja si kjo vajzë të parin, të dytin e të gjithë t’i kisha
Askush përveç saj nuk më vizitoi
e ndoshta për ta as që ekzistoj
Nëntë burra prindin e tyre e harruan,
Kurse një vajzë e vetme me dhembshuri mu afrua,
Si munda që “nëntë netë të zeza” aq shumë ti doja
E “Natën time të bardhë” ta urreja!!

Hoxhë Rijad Imeri