NATO forcon mbrojtjen në lindje

Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen në lindje, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor,” u njoftua në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve në Bruksel.

Shefi i Aleancës Jens Stoltenberg tha më herët se katër grupe të reja ushtarake do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Të enjten u mbajt një samit i jashtëzakonshëm mes liderëve të shteteve që janë pjesë e NATO-s, ku u diskutua për luftën në Ukrainë. /euronews