Ballina Lajmet Kosovë Ndarja e 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e...

Ndarja e 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar ndarjen e ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se me rezultatet e numëruara për subjektet politike ndarja e vendeve për komunitetet është e qartë.

Sipas tij, komunitetit serb i takojnë 10 ulëse, 9 Listës Serbe dhe një për “Za Slobodu Pravdu i Opstana”.

Komuniteti turk dhe ai egjiptianë nga 2 ulëse, komuniteti rom, ashkali dhe ai goran me nga 1 ulëse

Cakolli ka sqaruar se për dallim nga partitë shqiptare, për partitë e komuniteteve joshumicë nuk aplikohet prag zgjedhor dhe mandatet ndahen sipas metodës D’Hondt, brenda kuotës së paracaktuar për secilin komunitet.

Për shkak të numrit minimal të votave për partitë e komuniteteve joshumicë nga votimi jashtë vendit, si dhe prirjes që votat me kusht të ndjekin trendin e votave të rregullta, ka fare pak gjasa që të ketë rezultate ndryshe zgjedhore – përveç në rast të vendimeve gjyqësore.