Ndryshimi juaj në dhjetë hapa

Prof. Tasnima Abdurrahman Ennimr

Në mënyrë që ndryshimi juaj të jetë në drejtimin e duhur, ndiqni dhjetë rregullat e ndryshimit

Tani që një vit i ri është gati të fillojë, shumë prej nesh kërkojnë ndryshim, qoftë në qëllimet tona materiale apo morale, qoftë edhe në rrethanat e jetës sonë, në marrëdhëniet tona me të tjerët … etj. Cilat janë mjetet dhe metodat më të mira për një ndryshim më të mirë dhe në drejtimin e duhur? Në këtë artikull, paraqesim dhjetë rregullat më të spikatura për ndryshim, së bashku me strategjitë që mund të ndiqen për zbatimin me sukses të këtyre rregullave:

1. Ndryshimi është një proces kompleks

Për të arritur ndonjë qëllim, rekomandohet ta ndani atë në disa qëllime të vogla dhe të dini se çfarë kërkon secili qëllim për ta arritur atë, në mënyrë që të arrijmë përfundimisht qëllimin më të madh.
Strategjia që duhet ndjekur këtu është: ndarja e qëllimeve, p.sh.: Nëse një person dëshiron të arrijë në punë në kohë, ai duhet të ketë parasysh se çfarë duhet të bëjë përpara se të shkojë në punë dhe të jetë i kujdesshëm për të arritur secilin nga qëllimet. veçmas, dhe këto qëllime të vogla mund të ndahen: zgjimi herët, dushi, veshja, përgatitja e mëngjesit, ngrënia dhe vozitja, të gjitha para kohës së punës. Nëse personi mund të arrijë qëllimet e vogla, ai do të ketë sukses në arritjen e qëllimit më të madh .

2. Ndryshimi zakonisht shkakton frikë

Ne shpesh i rezistojmë ndryshimit, edhe nëse ai është për të mirën tonë. Ngase kemi frikë se si mund të shkojnë gjërat pas ndryshimit ose çfarë do të ndodhë nëse nuk ka sukses. Megjithatë, frika nga e panjohura mund të çojë në një status apo gjendje të dëmshme dhe të bezdisshme, kështu që mos ndryshimi atëherë nuk është një vendim i mirë. .
Strategjia që duhet ndjekur këtu është: Studioni pasojat: Krahasoni të gjitha pasojat e mundshme të gjendjes e cila mund të ju ndodh dhe ndryshimit të dëshiruar Nëse rezulton se rezultatet e ndryshimit janë shumë më të mira se statusi apo gjendja aktuale, atëherë frika juaj për të panjohurat janë të pajustifikuara.
Një strategji tjetër që mund të ndiqni këtu është edhe ajo se: qëllimet joreale rrisin ndjenjën tonë të frikës, e cila nga ana tjetër rrit mundësinë e dështimit.

3. Ndryshimi duhet të jetë për pozitë më të mire sesa ajo që je

Ndryshimi është i pakuptimtë nëse nuk përmirëson cilësinë e situatës dhe rrethanave aktuale. Keni parasysh se ndryshimi kërkon gjithmonë përpjekje, e cila mund të jetë domethënëse dhe stresuese, por rezultatet e tij zakonisht janë të frytshme.
Një strategji: Merrni parasysh pasojat e gjërave. Përpjekja për të arritur ndryshimin nuk duhet të jetë argëtuese, veçanërisht nëse rezultati përfundimtar është qëllimi i dëshiruar. Për shembull: Procesi i pastrimit të kuzhinës nuk është argëtues, por duke imagjinuar rezultatin përfundimtar, i cili është dukja e një kuzhine e pastër, e bën procesin e pastrimit më të lehtë. Pra nuk ndjehen lodhjet e shpenzuara për të arritur këtë qëllim.

4. Kushtet që janë tashmë të disponueshme janë më të lehta për procesin e ndryshimit

Lehtësia e kushteve aktualisht të disponueshme me të cilat jemi mësuar pavarësisht nga disavantazhet e tyre është një nga pengesat më të mëdha për ndryshim. Rutina është një motiv i fortë për një person që të mbetet ashtu siç është. Për shkak se ai i njihte avantazhet dhe disavantazhet e rrethanave të tij, prandaj përgatitja për problemet është një nga mjetet më të rëndësishme të ndryshimit. Ndryshimi ka një çmim që duhet paguar dhe një përpjekje që duhet bërë.

5. Merrni kohën tuaj , gjatë procesit të ndryshimit

Ndryshimi është më efektiv kur i merrni hapat ngadalë. Ndiqni një strategji: vlerësoni vështirësinë e qëllimit nga lehtësia e tij; Disa qëllime, si ndryshimi i zakoneve, mund të kërkojnë disa javë ose muaj për t’u korrigjuar, ndërsa për të ndryshuar kushtet e jetesës ose shtetin apo ndryshime të tjera të mëdha, duhet shumë mundim dhe përgatitje, e cila mund të marrë muaj e vite.

6. Jini më të informuar, arrini rezultate më të mira

E papritura e disa gjërave do të thotë një fatkeqësi dhe tronditje e madhe për njerëzit që kërkojnë ndryshim. Prandaj, njohja shtesë e procesit të ndryshimit të kërkuar, lejon që ai të kontrollohet dhe të zbatohet me sukses. Për shembull, nëse dëshironi të udhëtoni dhe të zhvendoseni për të jetuar në një shtet të caktuar, është e nevojshme të ndiqni një strategji: studioni qëllimin dhe rezultatet e tij, ndaj bëni kujdes të dini të gjitha kërkesat për të punuar dhe jetuar në atë vend përpara se të udhëtoni atje; Fatkeqësisht, shumë njerëz mjaftohen me marrjen e informacionit të përgjysmuar dhe të paqartë ku do dhe nga kush do andej-këtej, ndërkohë që kërkohet një studim i detajuar serioz për të reduktuar tronditjet dhe rezultatet katastrofike.

7. Ndryshimi kërkon planifikim

Strategjia që duhet ndjekur këtu është të identifikoni hapat e suksesshëm për të sjellë ndryshimin, pastaj të rishikoni planin herë pas here për të bërë çdo rregullim të nevojshëm dhe të mos kapërceni hapat gjatë procesit të zbatimit të hapave në mënyrë që të arrini qëllimin sa më shpejt të jetë e mundur.

8. Përvoja është thelbësore

Për të arritur disa ndryshime është e nevojshme të konsultoheni me ata që kanë përvojë në këtë fushë për të përfituar nga përvoja e tyre dhe për të mos përsëritur gabimet e tyre.P.sh.: Nëse dëshironi të udhëtoni në një vend, mund të shikoni përvojat e të tjerëve dhe pyesni ata për kushtet e atij vendi dhe kushtet më të rëndësishme të nevojshme për të jetuar dhe punuar në të… etj., Nuk ka dyshim se përvoja ndryshon nga njëri individ në tjetrin, por strategjia e përfitimit nga përvojat e të tjerëve është një nga hapat thelbësorë në çdo proces ndryshimi të suksesshëm.

9. Ruani ndryshimet që keni bërë

Nëse filloni një dietë, për shembull, dhe filloni të arrini rezultate të mira, mos u ndalni dhe vazhdoni. Sepse ndalimi gjatë zbatimit të zakoneve të reja në veçanti bën që një person të kthehet në pikën zero, gjë që çon në ndjenjën e zhgënjimit dhe braktisjes së dëshirës për të ndryshuar. Në këtë fazë, zbatoni një strategji: numëroni avantazhet që merrni gjatë procesit të ndryshimit në mënyrë që të ju shtyjnë të vazhdoni me të pa u ndalur apo hezituar.

10. Ndryshimet e vogla janë pjesë e procesit të suksesit

Strategjia: Sigurimi për ndarjen e qëllimit të madh në qëllime të vogla lehtëson procesin e zbatimit të qëllimeve tona të mëdha dhe konsiderohet si një nga strategjitë më frytdhënëse dhe më efektive në çdo proces ndryshimi. Një person ndjen përparim, gjë që e inkurajon atë të vazhdojë dhe të këmbëngul në arritjen e të gjitha qëllimeve të vogla për të arritur qëllimin e madh.

Ndryshimi i zakoneve apo rrethanave nuk është një çështje e lehtë, përndryshe të gjithë do të ndryshonin rrethanat dhe jetën e tyre. Ndryshimi është i rëndësishëm, i domosdoshëm dhe i dobishëm në shumë faza të jetës së një personi në mënyrë që ai të mund të zhvillojë veten dhe të jetojë një jetë më të mirë që e bën atë njeri të mire shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht .

Shkroi: Prof. Tasnima Abdurrahman Ennimr
Përshtati: Mr.Jasir Krasniqi