Ndryshon sistemi i verifikimit Twitter Blue, debuton më 2 Dhjetor

Musk më përpara Musk kishte thënë se Twitter do të përdorë ngjyra të ndryshime për etiketat për organizata dhe individë. Por kjo është hera e parë që ai zbulon më shumë detaje.

Twitter ka planifikuar të lançojë programin e përditësuar të llogarive të verifikuar të Premten e ardhshme me verifikime manuale dhe etiketa me ngjyrë tjetër për kategori të ndryshme përdoruesish.

Lajmin e dha vetë Elon Musk në rrjetin social Twitter ku tha: “Etiketa të arta për kompanitë, gri për institucionet shtetërore, blu për individët dhe të gjitha llogaritë e verifikuara do të vlerësohen manualisht përpara se të aktivizohet etiketa,” shkruante Ai.

Musk më përpara Musk kishte thënë se Twitter do të përdorë ngjyra të ndryshime për etiketat për organizata dhe individë. Por kjo është hera e parë që ai zbulon më shumë detaje.

Programi i ri i verifikimit solli idenë se kushdo që paguan 8 dollarë në muaj do të merrte etiketën blu të verifikimit. Siç shumë kishin parashikuar, sistemi u përdor masivisht për të imituar të tjerët duke detyruar kompaninë të tërhiqej.

Musk kishte thënë se programi i verifikimit do të debutonte më 29 Nëntor por cicërima e tij e fundit e shtyu për në 2 Dhjetor. /PCWorld Albanian