Në cilën moshë burrat dhe gratë duhet të masin kolesterolin dhe yndyrnat?

Kolesteroli ka një funksion shumë të rëndësishëm në trupin tonë, është thelbësor për zhvillimin dhe funksionimin normal të organizmit.

Në trupin tonë kolesteroli ka dy emërtime: kolesteroli i mirë(HDL) dhe kolesteroli i keq (LDL).

Kolesteroli i lartë (i keq) është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sulmin në zemër, sepse, nëse është i tepërt, kolesteroli LDL tenton të depozitohet në muret e arterieve, duke shkaktuar trashje dhe ngurtësim progresiv ose aterosklerozë.

I ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia, dr.Sejdin Meço, kardiolog, shpjegon në cilën moshë duhet të nisë ekzaminimi i lipidogramës tek meshkujt dhe femrat: ai sugjeron moshën 40 për burrat dhe 45 për gratë.