Ballina Artikuj Ne dhe koha ?!

Ne dhe koha ?!

Artan Musliu

Gjëja që më së shumti e humbasim nga vetvetja jonë është koha.

Ne, harrojmë se jeta nuk është asgjë më shumë sesa kohë. Andaj, sa herë që ikin çastet e kohës do të thotë se ik nga një pjesë e jona.

E ne, për nga aspekti kohorë jetojmë në tri etapa:

-E djeshmja, që më nuk mund të bëhët asgjë pasi që ajo tashmë ka kaluar.
-E nesermja, që nuk mund të bësh asgjë për të pasi që nuk e di a do e arrish apo jo.
-E sotmja, që është mundësia e vetme për ta shfrytëzuar.

Andaj, jeto çdo moment dhe çdo çast sikur të jetë i fundit për ty. E asnjëherë mos u mashtro të thuash se ka kohë të mjaftuar.

Kohë ka dhe do të ketë por pyetja është se për kënd është e dedikuar…?

Nga: Artan Musliu